-sidi education-spot_img
34.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërkoi spastrimin etnik të shqiptarëve/ Canak: Ministrja serbe është një idiote

Kryesoret

Politikani serb nga Vojvodina, Nenad Canak në një intervistë për Gazetën Express ka folur për deklaratën skandaloze të ministres serbe, Snezana Paunovic, e cila ka thënë e po të ishte sikurse Sllobodan Millosheviqi “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën qysh në vitin 1998”.

Canak ka thënë se “Paunovic është një idiote” dhe sipas tij, qeveria aktuale e Serbisë është simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë në Serbi. Ai ka thënë se kjo ishte e parashikueshme që mund të ndodhte, meqë s’ka pasur asnjëherë gjykim për politikën e Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta.

 

“Është e dukshme që qeveria aktuale në Serbi është një simptomë e natyrës fashiste të shoqërisë serbe në këtë moment. Kjo ishte e parashikueshme, sepse s’kemi pasur asnjëherë gjykim për politikën kohës së Sllobodan Millosheviqit përgjatë viteve të 90-ta”, ka thënë Canak.

Politikani dhe aktivisti serb ka thënë se Tribunali i Hagës ka bërë mirë kur ka gjykuar për krime lufte, por thotë se nuk i ka bërë mirë demokracisë në Serbi pasi s’ka bërë ndjekje dhe gjykime edhe për “prapavijën politike të luftës”

Ai ka thënë se në Serbi aktualisht s’është duke parë masë njerëzisht që vihen në mbrojtje të vlerave evropiane. “S’ka dritë në fund të tunelit në Serbi në këtë moment”, ka përfunduar Canak për Express./GazetaExpress/

Brukseli dënon deklaratën e ministres serbe për ‘spastrimin etnik’ të Kosovës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit