-sidi education-spot_img
30.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- ‘Muhabet leshi’- Gjiknuri kapet me Manjën: Ik, largohu fare!

Kryesoret

Deputeti socialist Damian Gjiknuri është përplasur me kryetarin e komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja për projektligjin e pronave. Gjiknuri bashkë me dy deputetët e PD, Oerd Bylykbashi dhe Gent Strazimiri votoi kundër për nenin 1 të këtij projektligji dhe më pas kërkoi sqarime nga përfaqësuesit e drejtorisë përkatëse. Socialisti kërkoi fjalën për të shpjeguar votën por Ulsi Manja nuk ia dha duke sjellë largimin e tij.

Ulsi Manja: Në rregull, e gjetët lepurin në ferrë ju të tre (Bylykbashi, Strazimiri dhe Gjiknuri).

Damian Gjiknuri: Një sekondë, sepse nuk u sqaruam, më jep fjalën.

Manja hedh për votim ligjin dhe e miraton, teksa votën e Gjiknurit e konsideron si abstenim.

Damian Gjiknuri: Do më jepni fjalën apo të largohem fare.

Ulsi Manja: Mund të ikësh, rri te abstenimi ti. Merru me Oerdin.

Damian Gjiknuri: Në rregull, po largohem. Muhabet leshi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit