-sidi education-spot_img
23.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mentor Kikia: Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi!

Kryesoret

Një kodër pranë Gjirit të Llamanit në Himarë u dogj dje dhe gjatë natës së mbrëmshme.

Mediat raportojnë se gjurma e zjarrti përputhet me gjurmën e një lejeje ndërtimi dhenë nga qeveria për një kompani, në një sipërfaqe 101.200 metra katrore.

Nuk dua të shtyj më tej aludimin se zjarri ka qenë i qëllimshëm, dhe nuk di se çfarë fiton ai që e ka djegur pasi ka marrë lejen për zhvillimin e zonës.

Por pash projektin e publikuar në media. Eshtë ky në foto.

Qartësisht në te lexohet se çfarë do të ndërtohet:

-Hoteli

-Vilat

-Apartamente

Projekti padyshim është miratuar si turistik. Ashtu siç dhjetra të tillë nga Velipojë deri në Butrint. Projekti parashikon vetëm një hotel, e gjithë pjesa tjetër e ndërtimit është vila dhe apartamente për shitje.

Pra, jo një “Resort gjigand dhe luksoz” për turizmin VIP. Por një fshat për të pasurit, që nuk i japin asgjë turizmit.

Qeveria vazhdon të dhurojë territore bregdetare për të ndërtuar shtëpi dhe jo kapacitete akomodimi për turizëm.

Ata shkëmbinj nuk janë pronë private. Bregdeti është pronë e gjithë shqiptarëve dhe duhet tu shërbejë të gjithëve. Po, aty mund të ndërtohet, por jo për luksin e 1% të njerëzve, por për interesat e 99% të të tjerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit