Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Brukseli debatin për projektin e planifikuar në Zvërnec, duke thënë se procesi nuk ka përfunduar ende dhe se çdo procedurë po ndiqet sipas rregullave në fuqi.
“Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund sepse nuk është finalizuar. Ndikimi i vendimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave që nga dita e parë. Ka vetëm një libër rregullash që vlen për ne, libri i rregullave për standardin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklaroi Rama.
Kryeministri theksoi se Shqipëria do të vijojë të zbatojë standardet evropiane dhe se synimi është realizimi i një projekti që, sipas tij, të jetë në interes të vendit dhe të përputhet me kriteret e BE-së.









