Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar disa vendime, nga miratimi i marrëveshjes së pensioneve me Slloveninë, hapjen e ambasadës në Dublin por edhe fonde të reja për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Kurbin dhe Shijak që u prekën nga tërmeti tragjik i 2019-tës.
Konkretisht qeveria ka miratuar dy vendime të reja që lidhen me përdorimin e Fondit të Rindërtimit për vitin 2026, duke alokuar një vlerë totale prej afërsisht 475 milionë lekësh (pa TVSH) për bashkitë Kurbin dhe Shijak. Këto fonde do të shërbejnë për financimin e procesit të rindërtimit nga e para, si dhe për riforcimin e banesave individuale të dëmtuara rëndë nga fatkeqësitë natyrore.
Këshilli i Ministrave vendosi:
-Miratimin në parim të marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë, për punësimin dhe sigurimet shoqërore.
-Autorizimin e ministrit të Drejtësisë të negociojë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar G37 Chambers, për ofrimin e shërbimit të konsulencës, për ndjekjen në vazhdimësi të zbatimit të rekomandimeve prioritare në luftën kundër kriminalitetit, për vitin 2026.
-Procedurën e shpalljes publike të pasurive kulturore që zbulohen në det.
-Përdorimin e Fondit të Rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Kurbin dhe Shijak.
-Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisënë Dublin, Republika e Irlandës.
Njëherësh u miratuan edhe disa projektligje:
-Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin Nr.9662, datë 18.12.2006, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”.
-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.133/2013, “Për sistemin e pagesave”.
-Projektligjii “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin Nr.55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.









