13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

TAG

refugjatet

Jorgji Kote: Emigrantët në Shëngjin, eksperiment që nuk e zgjidh problemin

Fjala është për gjysmën e mandatit të parë të Kryeministresitaliane Giorgia Meloni e cila bashkë me qeverinë është nëpërfundim të pushimeve verore. Kjo periudhë 2 vjeçare për gruan e parë Kryeministre ultra tëdjathtë italiane ka qenë e mbarë; në përgjithësi koalicionitripartiak është mbajtur mirë, me një shumicë të rehatshmeparlamentare, me realizimin e disa objektivave të  brendshme dhetë jashtme dhe me pëlqyeshmëri të lartë në gjithë vendin. Megjithatë, gjendja gjatë kësaj vere nuk ishte siç do ta dëshirontevetë Meloni. Kështu, dita e parë e pushimeve, festa më e madhejozyrtare italiane « ferragusto » më 15 Gusht, nisi ters për atë dhepushuesit italianë. Kompanitë familjare tradicionalisht pronare tëçadrave dhe shezlongeve  nuk mundësuan realizimin e logosit« tutti al mare » të gjithë në det » për shkak të një proteste simbolike dy orëshe pikërisht atë ditë. Kjo ishte shprehje e zhgënjimit me qeverinë «  e tyre» mbasi nuk ka qenë në gjendje tëgarantojë privilegjet e tyre konkuruese nga masat e BE-së përtendera të hapur. Në fakt, qeveria Meloni, në marrëveshje me Komisionin e BE-së  i ka shtyrë deri në fund të këtij vitiprocedurat standarde për tendera të hapur. Por, mbas gati 20 viteve nga hyrja në fuqi e rregullave të BE-së,  shtyrja e tyre e mëtejshme duket tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Mirëpo, këto kompani familjare janë « hambarë » të vërtetë votashpër qeverinë, ndaj dhe brenga e Melonit është e madhe. Ndërkohë, borxhi i vendit gjatë dy viteve të fundit u rrit me 180 miliard Euro të tjera, duke kapur shifrën e frikshme prej 3000 mijëmiliard Euro! Emigrimi i paligjshëm megjithë uljen e ndjeshme prej 63 për qindvitin e kaluar vazhdon të mbetet shqetësim madhor. Këtu Meloniti vjen në ndihmë marrëveshja për pritjen e refugjatëve tëpaligjshëm në brigjet italiane në Shëngjin; ndonëse kjo nuk e zgjidh problemin, është një provë dhe eksperiment për t’u shtrirënëse rezulton pozitive në vende të tjera. Ndërkohë, brenda vendit kanë nisur përçarjet e para dhe brendakoalicionit qeveritar, për shkak të ligjit të «  autonomisë sërajoneve «  të paraqitur për shqyrtim dhe miratim në Dhomën e Ulët dhe në Senatin italian, një temë kjo tejet e parapëlqyer e Salvinit, partnerit qeveritar të Lega. Mirëpo, « autonomia rajonale«  ka  rrezik të kthehet në «  mollë sherri » në dëm të kohezionit tëkoalicionit qeveritar dhe  autoritetit të Kryeministres. Kështu, Prefekti i Kalabrisë i Partisë «  Forca Italia » partnere e Melonit,Robertio Occhiinto e kritikoi këtë vendim të nxituar që sipas tijduhej të ishte menduar më mirë, sidomos po të kihen parasyshdallimet e mëdha mids rajoneve jugore dhe atyre veriore. Për pasojë, brenda 10 ditëve gjatë muajit korrik  u mblodhëngjysëm milionë firma të nevojshme për referendumin mbi « ligjine autonomisë së diferencuar” i ili do të ketë shumë ndikim në tëardhmen politike të Melonit. Ndërkohë, ndaj Melonit ka kritika se e ka tepëruar me emërimin e  komisarëve të posaçëm qeveritarë që dërgohen në rajone tëndryshme për menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe krizave tëtjera madhore. Nga 32 që ishin më parë, gjatë dy viteve tëqeverisjes Meloni janë 55 komisarë të tillë, shumica në rajonet e majta. Ndërkaq, në kuadrin e një reforme të re kushtetuese, Meloni ka kërkuar referendum për të zgjedhur drejtpërsëdrejti  dheKryeministrin, me qëllim që t’i jepet njëherë e mirë fundpraktikave të rrëzimit të qeverive të cilat në Itali janë mëjetëshkurtërat në botë. Kjo është një reformë tejet e guximshme, me shumë të papritura dhe efekte negative lidhur me dobësimin e rolit të Parlamentit. Partia më e madhe opozitare Demokratike e Majtë dhe liderja e sajkarizmatike, Elly Schleim, mbas rezultateve premtuese nëzgjedhjet europiane po bëjnë përpjekje për të përfituar sa mëshumë nga këto telashe dhe probleme të qeverisë. Madje, kjo e fundit synon të organizojë një referendum mbi planet e qeverisëpër privatizimin e sistemit shëndetësor, një tjetër « bombë me sahat» për qeverinë. Ndërkohë, në imazhin e Melonit dhe partisë së saj «  Vëllezërit e Italisë »  qëndron si çekan te koka fantazma e paraardhës së sajfashiste, prej të cilës në fakt Meloni ende nuk e ka pohuarverbalisht distancimin, ndonëse në politikën brenda dhe jashtë ka dhënë shenja të largimit prej saj; gjithsesi besueshmëria e sajpolitike dhe publike në këtë drejtim është ende e pamjaftueshmedhe koha do ta tregojë. Në këtë drejtim, një incident i pakëndshëm ndodhi më 2 Gusht, nëceremoninë e përkujtimit të 44 vjetorit të shpërthimit me bombë tëatentatit terrorist në Stacionin Qendror Hekurudhor në Bolonja, kuu vranë 85 vetë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.  Autorët e tij i përkisnin Lëvizjes Sociale Italiane ( MSI) pasardhëse e Partisëfashiste të Musolinit e cila ka ekzistuar si parti e vogël deri nëvitin 1990 kur  u kthye në Aleranca Nacionale. Kryetari i Shoqatëssë Viktimave të atij akti terrorist në fjalën e tij e tha açik se «  rrënjët e asaj masakre janë të e djathta që është sot në qeveri » Meloni u shpreh e zemëruar duke e konsideruar vehten si «  viktimë » të këtyre fjalëve. Pak a shumë e njëjta situatë ka ndodhur dhe në raste të tjera. Për të mos folur pastaj për denigrimin, gjobitjen dhe linçimin e mediave,...

Debati në PD për paktin me Italinë, Shehu: Neveri për skuthat me çimka

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të debateve në mbledhjen e grupit parlamentar për të dërguar në Kushtetuese paktin e...

Organizatat letër Ramës: Hiq dorë nga pakti me Italinë për refugjatët

Një grup prej 29 organizatash të fokusuara ndër të tjera te të drejtat e njeriut i janë drejtuar të mërkurën qeverisë shqiptare në një...

Italia po sjell emigrantët në Shqipëri, Gjermania hedh dytë nga Maqedonia

Eksperti i migracionit, Ruud Koopmans, i cili ka vite që e ka propozuar zhvendosjen e qendrave pritëse jashtë BE-së, i tha DW, se marrëveshja...

Lutfi Dervishi: Shqipëria mund ta ketë prapanicën e vogël, por vezën e bën të madhe!

Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti arabo-izraelit do të zgjidhet nga Shqipëria. Dhe nuk është fjala thjesht për të dhënë ide...

Afrikanët drejt Shqipërisë, Berisha: Meloni do që të dëmtojë turizmin tonë

Ish-kryeministri Sali Berisha u pozicionua kundër marrëveshjes që firmosi Edi Rama me Italinë për të sjellë emigrantët afrikanë në dy kampe në Shëngjin. Në...

E majta italiane kërkon përjashtimin e Ramës nga PSE? Përçarje për emigrantët

Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë të Italisë është gati të regjistrojë kërkesën për përjashtimin nga Partia Socialiste Europiane për kryeministrin shqiptar Edi...

Afrikanët drejt Shqipërisë, Amnesty International kundër: Pasoja janë shkatërruese

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Amnesty International thotë se: “Individët e shpëtuar nga autoritetet italiane në det, përfshirë ata që kërkojnë siguri në...

Andi Bejtja: Marrëveshja për të qenë hale e Italisë

Marrëveshja e djeshme Meloni - Rama nuk është as më pak e as më shumë, po zhvendosje e halesë italiane (në kuptimin më pexhorativ)...

Afrikanët në Shqipëri, “bëhet i gjallë” Basha: Dua transparencë nga Rama

Gjatë një vizite në Sanxhak, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet për marrëveshjen që kryeministri Rama firmosi me Melonin për një qendër...

Latest news

/5pyetjet.al