-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debati në PD për paktin me Italinë, Shehu: Neveri për skuthat me çimka

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të debateve në mbledhjen e grupit parlamentar për të dërguar në Kushtetuese paktin e kryeministrit Edi Rama për refugjatët.

Tritan Shehu, i cili ka dalë në mbledhje kundër vendosjes së firmës për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese paktin, u shpreh se përgjimet në mbledhjen e grupit janë tipike për ish-sigurimsat e dikurshëm.

Ai thotë se regjistrimet janë bërë nga “skuthat e çimkave”.

“Neveri per „skuthat e cimkave”!

Lexoj ne media disa „regjistrime“ tipike per ish sigurimsat e dikurshem.

Te nxjerra keto pjese-pjese mbi fjalet e mia, pa dijenine time, ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Dhe si cdo “skuth”, qe ben kete ndyresi ne fshehtesi, duke perfituar nga diskutimet e lira, shkembimin kolegjial te mendimeve, sic duhet te jete nje mbljedhje e tille…

Publikon dicka, pa guxuar te vendose emrin tij si autoresi, as pseudonimin.

Publikon ashtu si i intereson copa te nje diskutimi te lire, te gjate, fragmente te asaj, qe bisedohen midis kolegeve, e te dala keto shpesh jashte kontestit.

Me nje keq dashje primitive kjo, si burracak, per te denigruar….

Por dhe per t’i dhene vehtes ate qe nuk ka, nepermjet “fjalimeve patetike” te para pregatitura ne disa skuta.

Tipike keto metoda per “brumbujt” frikacake, qe jane mesuar vetem te zvarisen.

Dhe qe nga “balta” ku jane zhytur kerkojne te “pickojne” me lart….

Une vleresimet e mia negative per ate mareveshje mbi refugjatet i kam bere publike, qe oret e para te publikimit te saj e ne vazhdimesi, ne menyre konstante.

Ashtu si ne vazhdimesi, ne vite kam dhene e jap vleresimet e mia me superlativa per Italine mike, edhe si ish Minister i jashtem kjo“!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit