Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën.
Si arsye për mos shkuarjen në këtë seancë, është dhënë se motrat Ismaili gjenden jashtë vendit.
Ka qenë bashkëshorti i Adelinës, Vali, ai që ka publikuar një fotografi, duke thënë se janë në Zvicër.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se do të lëshojë urdhër për sjelljen e tyre në seancë me anë të policisë.
Dëshmitaret ishin parashikuar që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se mungesën e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me justifikimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen. /Gazeta Express/