-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, reshje bore dhe ditë të akullta

Kryesoret

Të enjten mbetet mot i qëndrueshëm në Kosovë. Nga dita e premte priten reshje bore, e në fundjavë sërish ditë të akullta.

Sipas Prishtina Weather, moti i qëndrueshëm i së mërkurës, mbetet edhe ditën e enjte, me ngrica gjatë orëve të mëngjesit, e gjatë ditës edhe jo aq i ftohtë.  Mirëpo në mbrëmje pritet të fillojnë reshje shiu, që gjatë natës shndërrohen në borë, që shoqërohen edhe me erë të fuqishme veriore. 

Reshjet e borës vazhdojnë deri mëngjesin e së premtes. 

Nga dita e premte do të mbajë mot më i ftohtë, e në fundjavë edhe rikthehen ditët e akullta, me acar të vërtetë dimëror dhe me reshje të dobëta bore.

Acari pritet të vazhdojë edhe në fillim të javës së ardhshme, me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Moti më dinamik në ditët e ardhshme, ndihmon në shpërndarjen e ndotësve të ajrit, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kalojë në vlera të pranueshme gjatë ditës.

Temperaturat në rënie të ndjeshme nën vlera mesatare; minimalet zbresin edhe deri në -10C në fundjavë, e deri në -12C të hënën.  Edhe maksimalet zbresin në vlera negative, nga 5C e 7C, të enjten, deri në -3C në fundjavë, e ditën e hënë -5C. /Gazeta Express/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit