-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krizë politike në Malin e Zi, kërkohet shkarkimi i Abazoviç

Kryesoret

Deputetët e koalicionit “ E Zeza në të Bardhë” dhe partitë e opozitës, të mërkurën dhanë nismën për votëbesimin e qeverisë aktuale dhe Kryeministrit Zdravko Krivokapiq. Këtë nismë e kanë nënshkruar deputetët e Lëvizjes Qytetare “URA” dhe Lidhja Qytetare Civis, që janë pjesë e pushtetit dhe partitë opozitare si Partia Socialdemokrate, Partia Boshnjake, Lista Shqiptare, Koalicioni Shqiptar dhe një pjesë e Partisë Demokrate të Socialistëve të Presidentit aktual Milo Gjukanoviq. Mocioni është mbështetur nga 31 deputetë.

Është e paqartë nëse vota e mosbesimit ndaj qeverisë do të ketë sukses por “ me këtë nismë do të shihet se a ka mbështetjen e shumicës kjo qeveri dhe sa do të përkrahet koncepti i propozuar për një qeveri të pakicës”, thuhet në njoftimin e grupit parlamentar URA.

Për rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi duhen 41 vota të deputetëve nga 81 sa i ka parlamenti i vendit. Kjo mund të sigurohet me 30 votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit.

Këtë nismë e mbështeti ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Karen Maddox.

Nëse deputetët, të cilët përfaqësojnë popullin e Malit të Zi, pajtohen për të formuar një koalicion të ri, atëherë kjo është zgjedhja e tyre demokratike. Është demokracia në veprim. Politika duhet të jetë dinamike”, tha zonja Maddox.

Në anën tjetër kryeministri malazez, Zdravko krivokapiq, të mërkurën në mbrëmje ka njoftuar se i ka dorëzuar parlamentit të Malit të Zi një nismë për shkarkimin e Zv/Kryeministrit të deritashëm Dritan Abazoviq.

Në vend të zotit Abazoviq, ai ka propozuar Ministrin e Financave, Milojko Spajiq.

Ndërkohë qindra ithtarë të partive proserbe po zhvillojnë protestë para godinës së qeverisë së Malit të Zi në Podgoricë. Ata brohorasin kundër Zv/Kryeministrit Dritan Abazoviq, i cili dha nismën për formimin e qeverisë së pakicës dhe kundër partive që e mbështesin atë.

Nuk dihet se kush është organizator i protestave para qeverisë, por mediat malazeze raportojnë se ata janë përkrahës të Kryeministrit, Zdravko Krivokapiq.

Të hënën kreu i Lëvizjes Qytetare URA, i cili është njëkohësisht dhe Zëvendës Zryeministër, Dritan abazoviq paraqiti konceptin e qeverisë së pakicave ku në këtë qeveri nuk do të kishte vend për Frontin Demokratik , që cilësohet parti proserbe dhe proruse si edhe për Partinë Demokratike të Socialistët të Presidentit aktual Milo Gjukanoviq, e cila ishte më shumë se 3 dekada në pushtetin e Malit të Zi.

“Koncepti ynë është i qartë – ne duam një qeveri të pakicës, të gjithë mund ta mbështesin atë, por nuk jam i sigurt nëse do të hyjnë”, theksoi zoti Abazoviq.

Këtë model e mbështesin partitë e pakicave, të cilët këtë modeli të qeverisjes “në këto rrethana politike, mund t’i sjellë Malit të Zi stabilitetin aq të nevojshëm dhe të përshpejtojë procesin e integrimit evropian. Dhe pikërisht kjo është kërkesa e qytetarëve tanë dhe nevojat e shtetit për të dalë nga spiralja e ndarjes, varfërisë dhe mungesës së shpresës”, thanë ata.

Kryetarët e tre subjekteve politike të pakicave kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë për konceptin e qeverisë së pakicës. Ata kanë thënë se kjo mbështetje dhe ndihmë do të jetë e nevojshme në të ardhmen në mënyrë që sa më lehtë t’i zbatojnë reformat dhe të avancojnë drejt anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. /Zëri i Amerikës/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit