-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza e energjisë, Kurti u drejtohet deputetëve: Ku t’i gjejmë paratë, vetëm të mërkurën paguam 2,5 milionë euro

Kryesoret

“Më tregoni deputetë si t’i paguajmë, ku t’i marrim 2 milionë e gjysmë euro. Askush nuk dëshiron që energjia të jetë e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë për çmimin e megavatit që na vjen prej KEK-ut, por për atë që e marrim nga bursa”.

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në seancën e kësaj të enjteje në kuvend, tregon më së miri situatën e vështirë që është duke kaluar Kosova si pasojë e krizës së energjisë elektrike.

Kurti u shpreh se vetëm ditën e mërkurë, Kosova ka paguar 2,5 milionë euro për të blerë energjinë e nevojshme. “Dje Çmimi bazë 227 euro për megavat orë ka qenë dje, maksimal 245 euro për megavat orë. Ne zakonisht blejmë në pik, dhe nëse e marrim përafërsisht 240 euro një megavat orë që e kemi blerë në kushtet kur konsumojmë më tepër sesa gjenerojmë kur e shumëzojmë del që dje kemi paguar import 2 milionë e gjysmë euro”, është shprehur Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit