I gjithë vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq me reshje shiu dhe dëbore, që në ditët në vijim pritet që të vazhdojë me temperatura që do të shkojnë deri në -17 gradë në zona të caktuara duke detyruar ministrinë e Arsimit që të mbyllë shkollat për tre ditë në javën që vjen, pasi nuk siguron dot ngrohejn.
Por si paraqitet situata sot? Pjesa kryesore e akseve të vendit janë të kalueshme me përjashtim të zonave të thella në veri të vendit që kanë probleme.
Rruga e Kombit, që është një nga arteriet kryesore është e kalueshme, por firma kontraktore e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit u bën apel shoferëve që të bëjnë kujdes.
NJOFTIMI
Moti i keq që përfshirë Shqipërinë dhe reshjet e dendura të dëborës kanë qenë prezente edhe në segmentin rrugor Fan – Kolsh, pjesë e autostradës Milot – Morinë.
Aktualisht rruga është e pastruar nga dëbora dhe pa probleme në qarkullimin rrugor.
Duke u nisur nga situata e orëve të fundit dhe parashikimet për ditët në vazhdim, AHC ka marrë të gjitha masat duke rritur numrin e shërbimeve në mirëmbajtjen e “Rrugës së Kombit”.
AHC ju bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në “Rrugën e Kombit”:
Kërkojme nga përdoruesit e rrugës të ecin me shpejtësi të reduktuar
Të respektojnë sinjalistiken rrugore dhe kujdes të shtuar në tabelat elektronike dhe mesazhet që ato përcjellin.
Të lëvizin me goma dimërore dhe të kenë në çdo rast zinxhirë në makinë
Për çdo shqetësim apo informacion të nevojshëm mund të na telefononi
24 orë në nr jeshil 08000400
/5pyetjet