-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje nga krimi horror në Kuçovë, autori: Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi horror i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Kozare të Kuçovës, ku 64-vjeçarja Fatime Suli, u vra dhe u hodh në kanal nga fqinji i saj, 58-vjeçari Fetah Marra.

Ndërkohë, është zbuluar se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri-tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Ai dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

“Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, mësohet të ketë thënë para efektivëve autori i krimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit