Kryeministri Edi Rama ka hedhur në Facebook për diskutim pyetjen e tretë në kuadër të Këshillimit Kombëtar. Ajo lidhet me faktin nëse duhet të mbrohet dhe dëmshpërblehet punëtori që denoncon pronarin nëse paga që merr është fiktive, pra jo e deklaruar plotësisht.
“Kushdo dëshiron të marrë pjesë në këtë proces popullor, i cili zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar e shqiptare, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, mund të japë opinionet e tij apo saj, duke klikuar në linkun si më tej vijon” shkruan Rama.