Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka vendosur të mos kandidojë për presidencën e Republikës italiane, tha një burim në partinë Forza Italia për Reuters.
Ndërkohe, vendimi është marrë nga mbledhja e partive të qendrës së djathtë të Italisë, e cila është ende në vazhdim në kuadër të hapjes të hënën të procesit të zgjedhjeve presidenciale në parlamentin italian.
Për kandidaturën e tij ishte mbështetës edhe Manfred Weber, politikani konservator gjerman që kryeson grupin e Partisë Popullore Evropiane (EPP).