-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga “non grata”, vijat e kuqe, te e ardhmja e PD, Basha flet nga Durrësi

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sulmoi nga Durrësi ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa e cilësoi një pakicë atë dhe grupin e tij mbështetës, që po lufton për interesat e tij personale.

Teksa e cilësoi shpalljen e Berisësh “non grata” si “shok” për PD-në në fillim, Basha deklaroi se tani po e shohim ditë pas dite se si ai po manipulon, gënjen, e madje sipas kryedemokratit, kaloi edhe vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje.

“E keni shndritur qytetin e Durrësit, megjithëse ka rënë muzgu, me dritën që buron nga sytë tuaj. Ne nuk kemi ardhur këtu për të sharë asnjë demokrat të vetëm, nuk kemi ardhur për të shpifur kundër asnjë shqiptari e jo më ndaj anëtarëve të familjes sonë politike. Nuk kemi ardhur të gënjejmë pa u zverdhur e skuqur, vetëm se kështu na e do interesi i momentit. Të gjithë bashkë kemi ardhur për PD, sepse kështu kemi ardhur për Durrësin dhe për Shqipërinë. Kemi ardhur për PD në një moment të veçantë, kur një pakicë e vogël, çdo ditë e më e vogël, mblidhet për shkak të të kundërtave, mblidhet për të shpifur, për të gënjyer, për të linçuar demokratët e sakrificës, themelues dhe qëndrestarë, intelektualë të Durrësit, që për dy a tre dekada nuk u kujtua PD, as në pushtet, as në opozitë, fyejnë të rinj vetëm se mendojnë ndryshe nga hijet e të shkuarës. Denigrojnë nënat me një gjuhë që s’e kemi dëgjuar as nga kundërshtari ynë politik. Ata janë një pakicë, sepse nuk i bashkon asnjë hall, asnjë kauzë, por vetëm halli persona i një njeriu të vetëm, i cili premtoi se nuk do ta merrte partinë peng për interesat e tij personale. Shpallja ‘non grata’ e tij nga SHBA ishte me të vërtetë një shok për ne, por tani e shohim çdo ditë si sillet me demokratët, si manipulon, si gënjen, si ka kaluar vijën e kuqe më 8 janar, duke u përpjekur të çojë demokratët në gjakderdhje”, tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, ai edhe njëherë shprehu nevojën për ndarjen e menjëhershme nga e shkuara. Basha tha se kjo që po ndodh në PD është jo vetëm një ndryshim politik por edhe kulturor duke e konsideruar atë si të vetmen shpresë për Shqipërinë. “Ndërhyrja që duhet të bëjmë është një ndarje nga e shkuara, e kulturës komuniste e mendimit ndryshe, e kulturës se e vetmja mënyrë për të ecur është të servilosesh e t’u shërbesh interesave të dikujt. Kjo që po ndodh nuk është thjesht një ndryshim i madh politik i familjes tonë, por një ndryshim kulturor. Cili nga ata që është nën 32-vjeç e kujton të panatyrshme këtë që ndodh, cili do që të ulet e të ndjekë pafund shpifje e mashtrime nga dikush që ka 30-vite në pushtet. Kujt i shërben kjo? Po s’i shërbeu demokratëve është dicka që duhet të ndahemi një orë e më parë. Këtë bëmë në Kuvendin e datës 28 ku të gjithë zgjodhëm të ardhmen duke sanksionuar edhe Kushtetutën tonë. Ashtu siç e kam thënë me 18 dhjetor siç do të jetë PD sot, do të jetë Shqipëria nesër, nuk ka shpresë tjetër për vendin tonë”, u shpreh Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit