-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Audiopërgjimi, Veliaj: Flas edhe më rëndë ndaj padrejtësive, kërkoj ndjesë ndaj të ofenduarve

Kryesoret

Pas përplasjeve me FSHF-në dhe audiopërgjimit të publikuar këtë të hënë nga institucioni më i lartë i futbollit në vend, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në asamblenë që ai e quajti të jashtëzakonshme të shoqatës rajonale të futbollit Tiranë.

Veliaj u shpreh se kjo betejë nuk është për interes personal, por për qytetarët e vendit, që “Duka të mos jetë beu i FSHF që cakton fatin”. Ai theksoi se ta harrojnë ata që mendojnë se ai do të tërhiqet nga kjo betejë.

“Të shkosh në zgjedhje dhe të kesh gjysmën e kutisë së mbushur, kjo është një fyerje e madhe. Ka disa njerëz që mendojnë se ne do të dorëzohemi kollaj, por këta janë kaq të shpartallueshëm, sa janë të thyeshëm dhe shumë vurnerabël”.

Sa i përket audiopërgjimit, Velija u shpreh edhe njëherë se ajo ishte një bisedë me një grup çunash, ndërsa kërkoi falje për ata që janë ofenduar.

“Me një grup çunash në dhomën e zhveshjes flitet lirshëm, gjithsesi kërkojë ndjesë kush është ofenduar. Por unë nuk i heq asnjë presje asaj që kam thënë. Unë ndoshta flas më rëndë ndaj padrejtësive, por ata janë një bandë”, u shpreh Veliaj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit