Moti i keq i keq i ditëve të fundit me dëborë e më pas temperatura disa gradë nën zero nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë rajonin.
Alarmante situata paraqitet edhe në Greqinë fqinje, ku ushtria është detyruar të dalë në rrugë në Attiki Odos të Athinës, aty ku situata është edhe më problematike.
“Të gjitha forcat janë në këmbë dhe të ndërhyjnë menjëherë aty ku duhet. Situata është duke u përmirësuar në Attiki Odos, deri tani po përballemi me pak probleme me furnizimin me energji elektrike” tha një zyrtar grek.
Një prej drejtuesve të makinave që u bllokua për shumë orë si pasojë e stuhisë bëri thirrje për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar. “Jam me dy fëmijë të mitur, nuk lëvizim dot. Fatmirësisht një zotëri na solli pak ujë për fëmijët. Ka të moshuar me probleme, askush nuk është paraqitur për të na ndihmuar, asgjë. Gjeni një mënyrë që zjarrfikësit të paktën të shpëtojnë fëmijët”, tha ai.