Pas PS-së dhe PD-së, edhe LSI-ja që është forca e tretë politike në vend ka “ndezur motorët” për zgjedhjet e pjesshme lokale të 2 marsit në 6 bashkitë e vendit, Shkodër, Lushnje, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Dibër.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari u ka dërguar një udhëzim strukturave në këto bashki të që nisin përgatitjet për procesin.
“Për rritjen e efikasitetit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, udhëzoj ngritjen e shtabit elektoral në këto 6 bashki” thuhet në udhëzimin e LSI-së për strukturat.
Shtabi Elektoral i LSI do të drejtohet nga Koordinatori Politik i Qarkut dhe do te përbëhet nga: Koordinatori Politik i Qarkut, Kryesia e LSI-së në bashki, kryesia e forumit të gruas dhe kryesia e forumit rinor, Delegatës e Konventës Kombëtare, sipas bashkive respektive.
Por ende nuk është zyrtarizuar nëse LSI do të dalë e vetme në këto zgjedhje, apo do të jetë në koalicion me ndonjë forcë tjetër politike, apo grupim.
Ditët e fundit në media ka pasur aludime se grupi i Berishës nëse nuk del me kandidatë të pavarur mund të bashkojë forcat me LSI-në.
Me Lulzim Bashën bashkëpunimi politik është i mbyllur pas akuzave dhe fushatës së liderit demokrat kundër Presidentit Ilir Meta.
/5pyetjet.al