-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prag lufte në Ukrainë, ambasada e SHBA dhe Rusisë “përplasen” në Tiranë: Dy rrugë

Kryesoret

Situata në Ukrainë është në prag të luftës, pasi Rusia është bërë gati për ta pushtuar, ndërsa në krahun tjetër NATO me SHBA-në në krye kanë bërë gati trupat dhe armatimet për të ndërhyrë nëse Moska do të hedhë hapin final për të kaluar kufirin.

 Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të sekretarit të shtetit Blinden që thekson se Rusia ka vetëm dy rrugë.

“Ne i kemi dhënë Rusisë dy rrugë. Është rruga e diplomacisë dhe e dialogut…, por është edhe rruga e agresionit të saj të përsëritur dhe pasojave masive që ne e kemi ndërtuar tani për shumë javë,” tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Dhe nuk jemi vetëm ne që e themi këtë. G7-ta, ekonomitë kryesore demokratike në botë, kanë qënë të qarta për këtë. Bashkimi Evropian ka qenë i qartë për këtë. NATO ka qenë e qartë për këtë” shkruan ambasada.

Por gjatë ditëve të fundit ka qenë mjaft aktive edhe faqja zyrtare në Facebook e ambasadës së Rusisë në Tiranë me postime të shumta të deklaratave të Kremlinit dhe përgjigje kundër SHBA-së.

Postimi i ambasadës ruse në Tiranë

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit