-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti për korrupsionin, Basha shigjeton Ramën: Po mban peng Shqipërinë

Kryesoret

Lulzim Basha ka komentuar raportin e fundit të “Transparency International” për korrupsionin në Shqipëri duke akuzua kryeministrin Edi Rama për qeverisjen, që sapo ka nisur mandatin e tretë. Lideri demokrat thotë se e ka prioritet luftën kundër korrupsionit për të çliruar institucionet.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve” shkruan Basha.

Por cfarë thoshte raporti?

Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

“Në Shqipëri gazetarët përballen me padi dhe frikësime, përfshirë kontrollin e tepruar të informacionit në lidhje me reagimet ndaj COVID-19. Për më tepër, shqetësime për dhunën e policisë gjatë protestave dhe shkelje të lirisë së grumbullimit janë regjistruar gjatë gjithë pandemisë”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit