-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazment Bardhi: Pse Berisha fsheh trafikantin e drogës në Spanjë që po ndërton me Veliajn?

Kryesoret

Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, reagoi ndaj Sali Berishës, pasi ky i fundit ngriti akuza edhe njëherë tjetër ndaj Lulzim Bashës e Agron Kapllanajt teksa ndodhej në Patos.

Me anë të një deklarate për mediat, Bardhi shprehet se sulmet e Sali Berishës kundër demokratëve janë të padenja, por fatmirësisht, të padëmshme.

“Ato mbeten mashtrime të një politikani me karrierë të mbaruar dhe të mbyllur me turp! Agron Kapllanaj është një nga demokratët më të votuar dhe më të respektuar në zonën e Fierit.

Agron Kapllanaj ka zgjedhur PD dhe demokratët, prandaj sulmohet paturpësisht nga Sali Berisha. Asnjë mashtrim i Sali Berishës nuk e ndryshon dot faktin se demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, jo hallin e tij personal. Demokratët po e braktisin dita ditës.

Se me kë po i ndërton pallatet Edi Rama dhe Erion Veliaj tek 5 Maji, Sali Berisha duhet të pyesë familjarët e tij. Kush është miku trafikant droge në Spanjë që në kundërshtim me ligjin ka fituar tenderin e rindërtimit nga Erjon Veliaj? Pse e fsheh Sali Berisha me mashtrime? E vërteta që do të dal shumë shpejtë është aq e dukshme, sa shpifjet e Sali Berishës nuk e mbulojnë dot”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit