Pas tre ditëve acar, vala e të ftohtit gradualisht do të fillojë të largohet nga vendi ynë duke bërë që temperaturat e ajrit të pësojnë rritje në të dyja vlerat ditore.
Kushtet atmosferike do të jenë të qëndrueshme në Shqipëri duke sjellë sot dominim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Por nuk do të mund të sjellin reshje në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë me të paktën 3 gradë duke u luhatur nga -12°C deri në 10°C. Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë.
/5pyetjet.al