-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njoftimi zyrtar: Si u kap biznesmeni që i vuri eksploziv Dukës

Kryesoret

Policia e Durrësit mëngjesin e sotëm ka njoftuar zyrtarisht arrestimin e 34-vjeçarit Arlen Hasanaj, i cili është pronar i një biznesi dhe fqinj me Armand Dukën në Durrës, që i vendosi eksplozivin në portën kryesore të shtëpisë.

Ai do të akuzohet për dy vepra penale; “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Policia deklaron grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e provave të tjera ligjore. Autori ende nuk ka dhënë asnjë dëshmi se përse i vendosi eksplozivin Armand Dukës dy net më parë.

Kreu i FSHF-së është në një luftë të hapur me bashkinë e Tiranës pas sulmeve të Erion Veliajt lidhur me procesin e zgjedhjes së drejtuesit të shoqatës Tirana, e cila ka një votë në zgjedhjet për Presidentin e ri të qeverisë së futbollit shqiptar që do të mbahen në datë 2 mars, ku Duka kandidon për mandatin e gjashtë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit