-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

4 ditë mes maleve me borë, gjendet i ngrirë në oborrin e xhamisë në Librazhd marokeni

Kryesoret

Një maroken është gjetur i ngrirë në oborrin e xhamisë së Dragostunjës në Librazhd mesditën e së enjtes. Mësohet se ka qenë hoxha i fshatit, Fatmir Xhoxha, ai që e ka gjetur në gjendje të rëndë të riun si pasojë e të ftohtit. Ai ka njoftuar menjëherë urgjencën dhe policinë

Në kohë rekord policia dhe stafi mjekësor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se personi i gjetur i ngrirë i shtrirë në oborrin  e Xhamisë nga verifikimi paraprak i dokumenteve të identifikimit rezultonte të ishte Selim Muhamed Idriz, 22 vjeç nga Maroku.

Ai është transportuar për në spitalin bashkiak të Librazhdit ku i është dhënë ndihma paraprake mjekësore. Pas dy orësh 22-vjeçari maroken është përmendur dhe ka arritur të komunikojë me stafin mjekësor dhe policinë të cilëve iu ka deklaruar se kishte udhëtuar katër ditë maleve nëpër dëborë nga Maqedonia drejt Shqipërisë. Gjendja e tij shëndetësore është vlerësuar kritike pasi këmbët e tij rezultuan me djegie të plotë nga i ftohti i acartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit