Një laborator për prodhimin e kanabisit brenda një magazine është zbuluar në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë në Sarandë.
Dy punonjës të OSHEE-së janë arrestuar pasi nuk zbuluan lidhjen e paligjshme të energjisë dhe në kërkim u shpallën pronari dhe kontraktori i magazinës.
Sekuestrohen 50 llamba elektrike, 100 bimë kanabis të kultivuara në kubikë dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Kultivuesit për të hyrë në magazinën që ndodhej nën tokë kishin hapur një tunel të ngjashëm me ato të trafikantëve të Kolumbi apo Meksikë.
Të arrestuarit nga OSHEE për shpërdorim detyre janë V. S., 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe G. H., 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi akuzohen se nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.
Në kërkim janë; K. O. pronari i magazinës dhe K. M., i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
/5pyetjet.al