Mbrëmja e djeshme ishte një “betejë” televizive mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në dy kanalet më të mëdha në vend. Kundërshtarë me njëri tjetrin, por për Lulzim Bashën janë dy anët e së njëjtës monedhë. Si Berisha, ashtu edhe Rama gjatë debatit televiziv sulmuan Lulzim Bashën.
Kryeministri nuk e njeh si kryetar legjitim Lulzim Bashën, po ashtu edhe Sali Berisha dhe të dy në gjykimin që bëjnë bazohen te Kuvendi i 18 Dhjetorit dhe delegatët që ishin në Pallatin e Kongreseve. Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha ka reaguar që në mëngjes, pa “gëdhirë” duke akuzuar se Rama dhe Berisha janë njëlloj.
“Dje, në ekrane të ndryshme, u shfaq një tjetër episod haluçinant i dy njerëzve që përdorin të njëjtën gjuhë, për të mbrojtur të njëjtat interesa. Rama dhe Berisha janë njësoj! Dëgjon Ramën dhe kujton Berishën. Dëgjon Berishën dhe kujton Ramën”, shkruan PD.
/5pyetjet.al