Pritet në vijim që Kryeministri britanik të ketë një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin sa i takon gjëndjes ku ndodhet rajoni. Gjithashtu, ai përgatitet të zhvillojë edhe një vizitë në Europën Lindore në një moment që vendi i tij është angazhuar të rrisë përpjekjet diplomatike për të zgjidhur sa më shpejt krizën mes Rusisë dhe Ukrainës.
Sipas Johnson, “Rusia duhet të angazhohet për një zgjidhje diplomatike” dhe se kreu rus nuk duhet të bëjë hapa të pamatur.
Përpos kësaj, nga ana tjetër, ai është shprehur i gatshëm që të urdhërojë vendosjen e trupave britanike në mbështetje të forcave të NATO-s nëse Rusia merr përsipër një ndërhyrje ushtarake ndaj Ukrainës.
Sipas burimeve nga Ambasada Ruse në Mbretërinë e Bashkuar, përpos z. Johnson, Moskën do ta vizitojë edhe Sekretarja e Jashtme, Lizz Truss.
{Përshtatur nga BBC}