-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I vendosi tritol Dukës? Gjykata lë në burg biznesmenin, avokati: Ai nuk është “Batmani”

Kryesoret

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Arlen Hasanajn, sipërmarrësin e akuzuar se i vendosi eksploziv Armand Dukës në hyrje të shtëpisë mbrëmjen e së hënës.

Gjykata ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Hasanajt një ditë pas ngjarjes.

Por avokati Ilia Ilia e cilësoi të paligjshëm këtë vendim. Ai pretendon se ka një alibi të pakundërshtueshme. Sipas tij mbrëmjen që u vendos eksplozivi, klienti i tij ishte në një qendër tregtare në Tiranë.

Avokati theksoi më tej se klienti i tij ka arritur në Durrës në orën 22:02 minuta dhe është e pamundur që në të njëjtën kohë të ketë qenë edhe në Tiranë dhe të ketë vendosur eksplozivin.

“Vetëm “Batman” e realizon këtë, por organi i akuzës dha një vendim jo ligjor. Kjo është e turpshme, pasi duan njërin për ta pasur brenda. Si duket ka interesa përtej interesave ligjore.

Ne kemi prova shkencore. I mbrojti prej meje është me xhup, ai (në video) është me tuta. Ky i ka tutat me stamë, ai, autori nuk i ka.

Asnjë provë nuk ka për lidhjet e tij me Armand Dukën. Klienti im ka një biznes që nuk ka lidhje me bizneset e Dukës.

Edhe Duka e ka pranuar. Pse, vetëm se ngjan, po pse një gomar buzëbardh ka? Kjo do të mbarojë kur të vijnë rezultatet e analizave dhe në fund do të thonë “na fal dhe do ta lirojnë” tha ai.

Kamerat e sigurisë kapën autorin, që sipas policisë është Hasanaj që e vendosi tritolin në hyrje të shtëpisë, tek porta e presidentit të FSHF-së, që shkaktoi vetëm dëme materiale.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit