-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kamera kapi autorin që i vendosi eksploziv Dukës tek porta e vilës (Video)

Kryesoret

Kamerat e sigurisë së vilës së Armando Dukës në Durrës kanë kapur momentin kur autori, një i ri i maskuar me kapuç vendos eksplozivin tek porta dhe ikën me vrap.

Disa orë pas shpërthimit të eksplozivit në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje më pas i ka lënë të lirë. Për momentin nuk ka asnjë të arrestuar.

Duka e ironizoi mbrëmë policinë dhe prokurorinë, kur tha se “këta nuk kanë lënë krim pa zbardhur”.  Eksplozivi ishte vendosur në portën kryesore të vilës duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Duka u shpreh se në shtëpi në momentin e shpërthimit ndodhej vetëm gruaja dhe djali.
Gjatë prononcimit për mediat, kreu i FSHF-së ka denoncuar se përpara vendosjes së tritolit është kërcënuar edhe me jetë duke treguar një mesazh, ku i kërkohej që të hiqte dorë nga kandidimi për mandatin e gjashtë, ndryshe e prisnin 60 plumba.

Shpërthimi erdhi pas një dite të mbushur me akuza dhe audio përgjime në përplasjen me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që është përfshirë në betejën për kreun e FSHF-së duke dalë kundër “mbretërimit” të Dukës dhe mbështetur hapur Dritan Shakohoxhën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit