-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jehona e pushtimit rus të Ukrainës

Kryesoret

Mundësitë reale të pushtimit rus të Ukrainës duket se kërkojnë vëmendje më të zgjedhur të institucioneve përkatëse apo që kanë interesa të drejtpërdrejta me këtë situatë. Kërcënimi real duket se mund të fusë në një gjendje jo fort të përshtatshme thuajse dyzet e dy milionë banorë.

Ekspertët e sigurisë mendojnë se lëvizjet e Moskës do të shihen me interes pasi mund të sjellin ndryshime të cilat Europën mund ta fusin në një epokë pasigurie. Konflikti ushtarak mund të sjellë gjithashtu një prishje të balancës së furnizimit me energji si dhe të paracaktojë ndryshime radikale në aspektin gjeopolitik të rajonit.

Sipas N. Gould-Davies, ish-ambasadori britanik në Bjellorusi, “çdo luftë bashkëkohore është e tmerrshme por edhe kjo e fundit ka nivelet e saj”. Deri më tani janë parë përpjekje të vazhdueshme nga palët për të minimizuar sa më shumë rreziqet dhe për të ulur kostot por frika është ende prezente.

Një kundër-përgjigje e NATO-s do të ishte vendimtare sa i takon përcaktimit të afatit të pasojave të mundshme apo edhe ndikimet që priten të ndodhin. Megjithatë është e qartë se cilado lëvizje e ndërmarrë nga ana e Rusisë do të përkthehej në një sërë pasigurish ekonomiko-politike. Sipas drejtorit të Institutit Chatam House, J. Nixey, “Rusia ka vendosur të ri-ngrihet sërisht”.

Në të njëjtën kohë, edhe lëvizjet e Perëndimit janë intensifikuar. Liderë të ndryshëm kanë shtuar retorikën e përdorimit të diplomacisë dhe pakësimit të pasojave të rënda. Është fare e qartë se pasojat që do të binin mbi Ukrainën do të ndjeheshin patjetër edhe në një pjesë të madhe të shteteve perëndimore.

Pasojat nuk do të lënë pa prekur as ekonominë. Disa efekte të mundshme kanë shqetësuar ekspertët që në momentin që filloi dislokimi i trupave ruse në kufi. Ndërprerja e prodhimit bujqësor ukrainas do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në furnizimin e disa shteteve të tjera. Megjithatë, shqetësim kryesor në këtë sferë është furnizimi me energji i cili do të shoqërohej me ndryshime të mëdha.

Edhe pse është duke u diskutuar gjithnjë e më shumë për pasojat, asgjë sa i takon një ndërhyrjeje konkrekte ushtarake nuk është e sigurtë. Po sipas Gould-Davis, “në politikën ndërkombëtare, të gjithë janë gjithmonë duke vëzhguar të tjerët”.

{Përshtatur nga CNN}

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit