Vetëm për një ditë policia e Kosovës dha 483 gjoba për qytetarët të cilët nuk respektuan masat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit.
Javët e fundit është shënuar rritje e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Për këtë qeveria e Kosovës mori vendim për masa të reja antiCOVID, të cilat masa kanë hyrë në fuqi më 22 janar.
Në raportin e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për katër të vdekur dhe 3 mijë e 617 të infektuar.
Ndërsa aktualisht në vend janë 31 mijë e 21 raste aktive me COVID-19.