Presidenti Meta, gjatë ditës së sotme i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon se si u përcaktua relatori i provave për kërkimin e shkarkimit të tij në 9 qershor të vit të kaluar.
Ai shprehu në letër se ndihet i keq ardhur për komunikim jo përmbajtësor dhe pa përgjigje që Gjykata Kushtetuese mban me Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Gjithashtu kreu i shtetit i ka drejtuar 3 pyetje gjykatës në lidhje me vendimin e marr:
1/ A është zhvillluar ndonjë mbledhje e gjyqtarëve dhe nëse është marrë ose jo ndonjë vendim për pezullimin e shqyrtimit të çështjes së shkarkimit të tij?
2/ Cila është baza ligjore e këtij pezullimi dhe përse nuk është njoftuar presidenti?
3/ Cili është relatori i çështjes dhe cila ka qenë mënyra e përzgjedhjes së tij?
Në fund të letrës ai kërkon që procesi i shkarkimit të tij nga Kuvendi të ndiqet me procedura të përshpejtuara nga Gjykata Kushtetuese.