Inspektorati i Përgjithshëm ka ngritur një grup pune për të hetuar shkaqet e zjarrit të madh që shpërtheu në pallatin “Arlis” në Tiranë.
Në një njoftim të fundit, autoritetet kanë urdhëruar një inspektim të menjëhershëm nga trupat inspektuese të dy institucioneve përgjegjëse, me qëllim zbardhjen e rrethanave që shkaktuan aksidentin.
Njoftim zyrtar:
“Urdhërat Nr. 90 dhe Nr. 91, datë 14.04.2026 për “Kryerjen e Inspektimit pranë Subjekteve Private në pallatin ‘Arlis’”
Marrë shkak nga aksidenti i ndodhur ditën e djeshme, me pasojë zjarr, urdhërohet kryerja e inspektimit të menjëhershëm pranë subjekteve private në pallatin “Arlis”, me qëllim verifikimin e shkaqeve të aksidentit.
Inspektimi do të kryhet nga trupat inspektuese të:
– Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial; dhe
– Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit”.









