-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po grabitet prona”- Policia zbarkon në Sauk, avokati: Qiraxhiu po i merr tokën pronarit

Kryesoret

Sauku është zgjuar mëngjesin e sotëm i rrethuar me forca të shumta policie. Që në pikë të sabahut efektivët zbarkuan duke rrethuar një godinë. Avokati Zaçe Islami në një bisedë sqaroi versionin e tij të ngjarjes për këtë çështje. Ai u shpreh se bëhet fjalë për një konflikt mes pronarit dhe qiraxhiut. Sipas tij, qiraxhiu ka falsifikuar kontratën e re pasi skadoi e vjetra duke sjellë përplasjen me përmbarimin ditën e sotme.

Unë jam avokat i dy vëllezërve Peti. Kjo familje ka një pronë në Sauk të regjistruar që në vitin 1934, të njohur edhe nga Hipoteka. Pronën, ia dhanë me qira një personi me mbiemër Shima. Kontrata e qirasë skadoi në Janar të këtij viti.

Por qiraxhiu bëri në 13 mars një kontratë të re për qiranë në kundërshtim me vullnetin e pronarit të tokës pa dokumentet origjinale. Kontratën noteriale e lidhi në Skrapar. Çështja përfundoi në gjykatë, i kemi denoncuar edhe në SPAK. Sepse qiraxhiu thotë tani, që ‘unë jam pronari’.

Drejtori i policisë së Tiranës, me të cilin bisedova sot me thotë duhet të pyetet shefi i urbanistikës së bashkisë dhe kryeplaku i Saukut. Të dy, shefi i urbanistikës dhe kryeplaku shprehet se nuk është kjo prona, por Përmbarimi ka ardhur ta marrë. Ne kërkojmë të hapet çështja në themel” tha Islami.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit