Z. Berisha u shpreh gjatë emisionit Opinion se nuk është e vërtet që statusi Non Grata nuk tërhiqet, gjithashtu ai përmendi disa raste të ministrave në Turqi që vendimet e marra nga Departamenti i Thesarit janë kthyer mbrapsh.
Nisur nga kjo deklarat RTSH i është drejtuar Departamentit të Shtetit ditën e sotme për ta pyetur nëse është e mundur që shpallja Non Grata të tërhiqet, dhe sipas zëdhënësit të tyre kjo është e pamundur pas këto vendime nuk kanë kufizim kohor.
Sipas tij:
“Z. Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion të konsiderueshëm në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Në përgjithësi, kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë i përshtatshëm për të përfituar një vizë për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara”
Për sa i përket pretendimit të z. Berisha zëdhënësi u shpreh se nuk ishte përcaktuar nën autoritetin e sanksioneve financiare. Sanksionet e Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja të Departamentit Amerikan të Thesarit (OFAC) mbështeten në autoritete të ndryshme.