-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parashikimi ogurzi i Gates: Pandemi më të këqija po vijnë, bëhuni gati për të shpëtuar

Kryesoret

Pesë vjet më parë, përpara se të shpërthente pandemia Covid-19, Bill Gates kishte dhënë alarmin për “katastrofën globale” të radhës: një virus. Dhe tani paralajmëron njerëzit që të përgatiten për pandemi më keq sesa kemi jetuar për dy vjet. Bashkëthemeluesi i Microsoft tha se megjithëse variantet Delta dhe Omicron të SARS-CoV-2 janë ndër më ngjitësit në histori, njerëzit mund të ekspozohen ndaj një virusi që do të shkaktojë një sëmundje shumë më të rëndë dhe më shumë vdekje.

Në një përpjekje për të reduktuar në mënyrë drastike kohën 100-ditore të nevojshme për zhvillimin e një vaksine, Koalicioni për Inovacionin kundër Epidemive (CEPI) – një nga partnerët kryesorë të mekanizmit Covax, i cili siguron akses në vaksinat Covid-19 në vendet në zhvillim të botë – përpiqet të mbledhë shumën prej 3.5 miliardë dollarë. Për këtë qëllim, Gates u bëri thirrje qeverive në mbarë botën të kontribuojnë me miliarda dollarë për t’u përgatitur për valën e ardhshme të pandemive.

Ne nuk kemi qenë në gjendje të arrijmë sasinë e dëshiruar në vendet në zhvillim aq shpejt sa do të donim”, tha ai, duke theksuar se ka një nevojë urgjente që filantropët dhe qeveritë e pasura të trajtojnë pabarazitë e vaksinimit dhe të krijojnë kushtet për pandemitë e ardhshme.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit