“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Ish-kryeministri Sali Berisha është pritur me ovacione dhe duartrokitje në Vaun e Dejës, ku pasditen e sotme zhvilloi “Foltoren” e radhës me demokratët.
E ndërsa nuk kurseu akuzat për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, lideri historik i së djathtës shqiptare u foli demokratëve për shpresën dhe të ardhmen.
Duke u ndalur te zgjedhjet e kandidatëve për kryetarë bashkie me “Primare”, Berisha tha se në të njëjtën mënyrë do të zgjidhen edhe kandidatët për deputetë dhe kryeministër.
Po sipas Berishës, me caktimin e kandidatëve përmes “primareve, merr fund praktika e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin” duke shigjetuar Lulzim Bashën.
“Kjo është një ditë e rëndësishme për PD-në dhe për vendin. Sot në 6 bashki të Shqipërisë Shkodër, Durrës, Peshkopi, Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë anëtarët e PD-së votojnë dhe zgjedhin me votën e tyre të lirë, kandidatin apo kandidaten për qytetar të parë, që do të garojë në këto bashki.
Unë mendoj se kjo është një arritje e madhe. Katër muaj më parë ne premtuan këtë praktikë dhe u angazhuam se do të rikthejmë votën e lirë, sot po ushtrohet nga mijëra demokratë. Primaret janë metoda më demokratike e zgjedhjes së përfaqësuesve tuaj.
Ju jap fjalën se ju me votën tuaj do të zhvillni jo vetëm kryetarët e bashkive, por edhe këshilltarët e bashkive dhe deputetët tuaj dhe në një të ardhme të afërt kryeministrin tuaj.
Merr fund praktika e zarfeve dhe pakove me euro për të fituar emërimin, do të jetë atribut i vullnetit tuja të lirë” tha ai.
/5pyetjet.al