Tre policë mbetën të plagosur gjatë protestës së djeshme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur hetimin e sulmit ndaj zyrtarëve policorë.
Sipas raportit të policisë, gjatë protestës nga disa qytetarë të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, disa kanë sulmuar katër zyrtarë policorë.
Tre prej efektivëve të sulmuar kanë marrë lëndime trupore dhe kanë përfunduar në spital.