-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Presidenti të zgjidhet nga populli. Kemi nevojë për një parlament real, jo teatër

Kryesoret

Gjatë aktivitetit prezantimin e ekipit të “Gjeneratës për Ndryshim”, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Ndryshim, Monika Kryemadhi, u shpreh se vendi ka nevojë për një parlament të vërtetë dhe jo teatër, ku sipas saj, certifikohen aferat korruptive nga dy persona, duke shigjetuar kështu kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Kryemadhi e ka cilësuar Lulzim Bashën si të pabesë. Teksa foli për zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tha se u ndodhën përballë sfidave me bandat, pabesinë dhe në partneritet me një armik në krah.

“Kur më erdhi njoftimi për këtë ide dhe hapa e ndërmarra e kam cilësuar si një nga aktivitet më të rëndësishme në këto dy dekada të të gjithë jetës së LSI. Ka ardhur si një iniciativë e të rinjve. Ne vijmë sot pas zgjedhjeve të 25 prillit ku kontributi juaj ka qenë I jashtëzakonshëm përballë sfidave me bandat, me pabesinë.

Me një partneritet që e kishin armik në krah. Votat janë mbështetje për vetë vizionin tuaj dhe pasha elektorale nuk u përkthye në mbështetje. Kemi dashur të realizojmë disa ndryshime për të siguruar sovranitetin përmes votës. Duke filluar me ndryshimet rrënjësore për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Që prej ditës së parë e kemi pjesë të programit tonë”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI propozoi që presidenti të zgjidhet nga populli.

“Ne kemi dashur të realizojmë ndryshime që të sigurojnë delegimin e sovranitetit te popullit nëpërmjet votës, e cila nuk vidhet, tjetërsohet, blihet, manipulohet. Ne do te realizonim ndryshimet e nevojshme ligjore e teknike, që të krijohet mundësia, për të votuar të gjithë shqiptarët jashtë vendit. Të cilët mos të përdoren mish për top sa herë kanë nevojë politika për ta. Të marrin edhe përgjegjësi për drejtimin e punëve të vendit, por edhe vlerësimin që meritojnë.

Do të mund të realizonim një ndarje elektorale të ndershme të Shqipërisë, me qëllim që çdo deputet të ketë të njëjtën peshë përfaqësimi dhe të ngushtohet mundësia e daljes deputet të personave që kanë influenca lokale, të bazuar në veprimtari të paligjshme.

Këtë do të mund të realizonim përmes të rinjve tanë që do të ishin në parlament, ndryshime ligjore për ndërprerjen e financimeve të paligjshme, kriminale të partive politike, apo të kandidatëve për deputet, apo drejtues të qeverisjes lokale.

Gjithashtu, pas 25 prillit në listën e detyrave tona ishin edhe realizimi i ndryshimeve ligjore që të zhbënin shkatërrimin kushtetues të vitit 2008. Që të realizonim kontrollin dhe balancimin real të pushtetit legjislativ me atë ekzekutiv dhe rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes.

Te tilla si: Ndryshimi i formulimit të përmbajtjes së mocionit të Mosbesimit dhe atij të Besimit. Që Shqipëria të mos jetë më një republikë kryeministrore, por të ngremë parlamentarizmin në fuqinë e vërtetë që parashikonte kushtetuta e vitit 1998 e miratuar me referendum.

Pa harruar edhe një pikë që ne si LSI e kemi besuar fort që në gjenezën tonë: Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejtë nga populli”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit