Ambientet e një hoteli janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Rinasit.
Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka përfshirë panelet diellore të hotelit. Për fat të mirë nuk raportohen persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
Grupi i hetimit po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. “Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli.