Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari Taulant Balla u shpreh se në seancën e radhës, ndër të tjera, do të votohet edhe për aderimin e Shqipërisë në konventën që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës.
“Do të votojmë në seancën plenare edhe aderimin e Shqipërisë në konventën që sanksionon ndëshkimin e atyre që bëjnë ngacmime seksuale në vendet e punës.
Ky është një fenomen shumë i përhapur në të gjithë Europën, natyrshëm edhe te ne”, u shpreh Balla.