Shteti grek ka marr vendimin për mjekët gjatë ditës së sotme, ku këta të fundit do të detyrohen të lënë vendin e punës nëse nuk janë të vaksinuar kundër Covid 19.
Ministri i Shëndetësisë ne Greqi, Thanos Plevris, është shprehur se mjekë që nuk janë të vaksinuar, nga data 31 mars e në vazhdim jo vetëm që do të pezullohen nga puna, por nuk do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në asnjë shërbim të sistemit shëndetësor grek.
Përsa i përket shtetit Italian është theksuar se kohëzgjatja e certifikatës së gjelbër do të reduktohet nga 9 në 6 muaj. Të gjithë qytetarët duhet të jenë të pajisur me këtë dokument pasi pa atë nuk do të lejohet hyrja në dyqane dhe në zyra të ndryshme të shërbimeve publike.
Nga ky rregull do të përjashtohen vetëm dyqanet ushqimore, farmacitë, dyqanet me mjete higjenike dhe ushqim kafshësh, por që pronarët e objekteve duhet që të sigurohen që ato të jenë me maskë dhe të mos konsumojnë asgjë brenda ambientit të tyre.