-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak dhe Escobar në Kosovë për dialogun: SHBA dhe BE presin për të ardhmen

Kryesoret

Dy zyrtarët e lartë, të BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar ndodhen në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Pasditen e sotme pas takimeve me zyrtarët e lartë të shtetit në Prishtinë zhvilluan një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo ishte një mundësi e mirë për të diskutuar për planet tona në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Lajçak.

Ai u shpreh më tej se do të qëndrojnë në Kosovë deri të mërkurën. Deri atëherë Lajçak theksoi se shpreson që “ta kemi një fotografi më të qartë të asaj se çfarë duhet të presim nga e ardhmja dhe se si të ndërtohet procesi”.

Escobar siguroi se Kosova e ka një partner dhe mik të mirë përkrah. “Ju duhet të jeni miq me Shtetet e Bashkuara”, tha ai, ndërsa foli se si Kosova duhet ta ndjekë edhe rrugën e saj të integrimit në BE.

“Nga perspektiva amerikane dua vetëm të theksoj se Shtetet e Bashkuara mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, tha fillimisht diplomati amerikan.

“Ju jeni evropianë, ju jeni historikisht, kulturalisht dhe ekonomikisht evropianë”, tha ndër tjerash Escobar. Kryeministri Kurti foli për prioritetet dhe punët e qeverisë, me theks në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit