Një nga figurat më rezistente të protestës “5 Mjait”, nëna Liza u shpreh për mediat se shtëpia e saj është shembur edhe është marrë zvarrë nga policia edhe bëri thirrje për mos pranimin e dhunës.
Gjithashtu ajo foli edhe për kushtet e rënda, ku po kalonin ditët e fundit.
“Unë po qëndroj nën gërmadhe me gjithë familjen, shteti s’po na jep asnjë zgjidhje, s’mora as teshat e mija asgjë për tu veshur, jemi në rrugë të madhe.”
Përpallë kordonit të policisë ishte formuar një kordon tjetër në shenjë rezistence nga vajzat dhe gratë e “5 Majit”.
Protestuesit u dëgjuan duke thënë që mos provokoni banorët, dhe mos i prekni gratë me dorë se ato janë njësoj si motrat tuaja.
“Mos prekni se ju nga ne i merrni rrogat, ne paguajnë taksa mbajmë Bashkinë e Tiranës me lekë dhe ja shikoni si na e shpërblen Erjon Valiaj”, u shpreh njëri nga banorët. /5pyetje.al