-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarja tragjike në Elbasan, shkon në 3 numri i viktimave, edhe një fëmijë në gjendje të rëndë

Kryesoret

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur paraditen e së martës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku si pasojë e një aksidenti rrugor kanë ndërruar jetë 3 persona, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Një automjet tip “Benz”, pasi është përplasur me një tjetër makinë, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës në lumin Shkumbin. Në automjet mësohet se ishin duke udhëtuar 6 persona, nga të cilët shtetasit Elmi dhe Elona Keqja, si dhe Elis Sulmataj, 18 vjeç, nga Kalimashi, kanë ndërruar jetë. Një fëmijë 10 vjeç është dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Forcat zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur nxjerrjen e personave të plagosur, ndërsa për më shumë se dy orë punuan për nxjerrjen e trupave të pajetë të personave që kishin mbetur të bllokuar në makinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit