-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shtëpia e Lirisë” regjistrohet në KQZ, reagon PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama

Kryesoret

Pasi LSI ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet e 6 marsit me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, ku bën pjesë edhe Komisioni i Rithemelimit dhe Partia Demokristiane, ka reaguar Partia Demokratike.

Në deklaratë theksohet se Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri.

“Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin;

Politikën e vjetër;

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar Dosjen “184” të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte Dosjen “184”, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

1. Të dëmtojë PD dhe demokratët;

2. Të bëhet strehë mbrojtëse për Metën dhe Berishën.

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën!

Zgjedh Berishën dhe Metën dhe mban Ramën!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit