Nga Bedri Islami
Shqipëria ka pasur një herë një mbretëreshë që rridhte nga familja princërore e Aranitëve. Donika Kastrioti.
Në 20 vite të saj të martesës ajo qëndroi me mbretin e shqiptarëve, Gjergj Kastrotin dhe nuk e braktisën atdheun deri në frymën e fundit të Skenderbeut dhe disa vite përtej vdekjes së tij.
Donika, bija e Gjergj Aranitit të Kaninës, princit luftëtar dhe bashkues i princave rreth një figure, nuk ka sot as një bust në Tiranë, as një shtatore në sheshin “Skenderbej”, asnjë shkollë – në dijeninë time – nuk ka emrin e saj.
Vetëm ne Vlore, eshte vendosur para disa vitesh shtatorja e Donika Kastriotit dhe, kete nisme e mori dhe e realizoi Fondacioni Kulturor Mbarekombetar „Nermin Vlora Falaschi“, me te paharruaren Zenepe Luka.
Përse shtatorja e Donika Kastriotit nuk është edhe aty ku duhej të ishte:?
Përse ? Sepse nuk e braktisi atdheun që në sulmin e parë që bënë pushtuesit. Dhe invadimi turk para 5 shekujve ishte më mizor, më vrastar, më përbindësh se sa ajo që ndodhi me 7 prill.
Donika, kur iku nga ky vend nuk mori asgjë me vete, veçse birin e saj, Gjonin dhe e përgatiti për luftën e ardhshme. Në dallim prej saj, gruaja e Ahmet Zogollit, të vetshpallur mbret me ndihmën e fashizmit , Duçes, sunduesi që braktisi gjithçka dhe ia mbathi pa hedhur një pushkë, pasi grabiti gjithë çfarë mundi, tani ka një përmendore – shtatore, e cila përurohet me bekimin e qeverisë dhe të bashkisë.
Ndërsa Gjergj Kastrioti është heroi ynë kombëtar më i ndritur, gruaja e Zogollit, e cila qëndroi një vit në Shqipëri , ankohej se nuk mori dot lugët, pjatet, pirunët e florinjtë. Ajo mund të ketë qenë trëndafili i Budapestit, punonjëse në një galeri arti, por për Shqipërinë nuk mundi të bënte asgjë.
Erdhi, mori, iku. Thonë ishte grua e mirë – mundet, por gra e burra të mirë ka pasur boll ky vend, që tani nuk dihet se as varret ku i kanë.
Mbi bazën e cilit vendim është ngritur kjo shtatore?
Përse Bashkia e Tiranës nuk mori një vendim të tillë për Zonjën e Aranitëve, nuse në Kastriotët?
Çfarë lidhje ka mes Geraldinës, Huniadit dhe Gjergj Kastriotit.
Dy të fundit ishin luftëtarë…nuk e braktisën vendin e tyre.
Po bëhet historia lojë qokash dhe njohjes, dëshira bashkiake dhe kryeministrore, sikur shiten fiq dhe piktura të bëra në copra letre!
Medet!