-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia rrethon televizionin në Prishtinë, gati arrestimi i Dardan Molliqajt

Kryesoret

Policia në Prishtinë po kërkon kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn, për ta arrestuar pas veprimeve të tij në protestën që u mbajt të shtunën ku u shënuan disa incidente.

Makina civile dhe zyrtare të Policisë së Kosovës kanë mbërritur afër zyrave të “T7” nga ku pritet të transmetohet drejtpërdrejtë emisioni Pressing, ku i ftuar është Molliqaj.

Policia e Kosovës është duke e kërkuar Molliqajn që nga dita kur u mbajt protesta e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, vendim ky që pritet të merret së shpejti pasi ZRRE-ja i ka bërë rekomandim qeverisë.

Ditën e diel, Policia e Kosovës i ka shkuar Molliqajt në zyrë dhe shtëpi, megjithatë policia nuk arriti ta gjejë të parin e PSD-së në këto dy lokacione.

Në protestën që pati mijëra qytetarë nuk pati incidente, megjithatë më vonë doli një video ku shihej Dardan Molliqaj teksa godet me shuplakë një zyrtarë policor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit