Partia Socialiste zyrtarizoi mbrëmjen e sotme kandidaten për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e 6 marsit. Ajo do të jetë kryetarja aktuale e komanduar, Eriselda Sefa.
“Ne perfundim te procesit te konsultimit me strukturat e partise dhe pas sondazheve te kryera, Kryesia e Partise Socialiste eshte dakordesuar per propozimin e Eriselda Sefes si kandidate per Bashkine e Lushnjes ne zgjedhjet e pjesshme te dates 6 Mars.
Kandidatura e Sefes garantoi mbeshtetjen me te madhe nga strukturat dhe pelqimin me te larte ne sondazhet e kryera. Sefa aktualisht mban detyren e kryetares se komanduar ne kete bashki” deklaron PS.
Eriselda Sefa përballë nga grupi i Berishës do të ketë Elton Banon, ndërsa PD-ja zyrtare ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin.
/5pyetjet.al